Shkuan gjallesat të votojnë, gomari, derri, miu, delja

Nga Artan Fuga. 

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari: Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…

Miu: Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra: T’ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës: Çfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka: Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ