VIDEO/Komedia “Farsa e Kurorës” korr sukses në Gjirokastër

Premiera e Komedisë“ Farsa e Kurorës” u shfaq për herë të parë për publikun gjirokastrit në teatrin  “Zihni Sako”. Me autor Arben Iljazin dhe regji nga Ledian Gjeci, trupa teatrore u bë pjesë e lojës aktoriale duke pasqyruar realitetin shqiptar dhe atë të shoqërive në të gjithë botën, ku tradhëtia dhe lakmia janë fenomenet dominante.

“Farsa e Kurorës” vjen në skenë si një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor familjar, që zhvillohet në sy të publikut-u shpreh regjisori Ledian Gjeci. Në ngjarjet e veprës, publiku do të gjejë mundësinë për t’u argëtuar, por dhe për të reflektuar mbi lakminë e mbi tradhtinë, shprehet mes të tjerave regjisori i komedisë “Farsa e Kurorës” .

Për aktorin Xhuljano Brisku i cili luan rolin e dashnorit në këtë komedi, suksesi në këtë qytet ishte i jashtëzakonshëm. Mikpritja, dashamirësia që qyteti i Gjirokastrës më jep, më bën që mendoj të rikthehem sërish në këtë skenë për të tjera projekte.

Pas suksesit të djeshëm premiera “Farsa e Kurorës” do të risillet edhe sot në teatrin “Zihni Sako”. Rolet në skenë luhen nga aktori Xhuliano Brisku me rolin e dashnorit, Erion Hinaj në rolin e Dinos si bashkëshorti dhe aktorja Dajana Nenaj në rolin e gruas së re me emrin Kamila, që janë tre protagonistët e komedisë në fjalë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ