S’mund të hapen negociatat me një vend të mbytur në korrupsion. Vjen goditja nga Franca

Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër ‘, tha Laurent Wauquiez  për Franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje.

Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se’ zgjerimi i Evropës’, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte ‘një gabim i madh’.
Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi’, tha Laurent Ëauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

‘Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi’, tha ai.

Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

 ‘Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë’.

BE është angazhuar në ‘bisedimet e pranimit’ me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive që kanë më Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ