2020 erdhi, a do përfundojë rruga Kardhiq-Delvinë?/Tenderi prej 23 milionë eurosh pritet të hapet këtë vit.

Ministria e Infrastrukturës duhet t’i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend gjatë këtij viti .Ku pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare midis të tjerash dhe ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Loti 7 i pezulluar që kapte vlerën e 23 milionë eurosh është edhe pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë e projektit. Në këtë lot përfshihet ndërtimi i tunelit të Kardhiqit, i cili do të bëj lidhjen me lotin 4 dhe 6 të kësaj rruge.
Tenderi për këtë aks pritet të hapet këtë vit pasi në muajin shtator të vitit që lamë pas ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se tenderi i pezulluar do të rihapej pas disa muajsh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment