22 prill, Dita ndërkombëtare e Tokës

0
407

Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Për herë të parë, Dita Botërore e Tokës u festua në vitin 1970 dhe më pas filloi të festohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.

Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John McConnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John McConnell zgjodhi për të festuar Ditën e Tokës, ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë dita sinjifikuese e tokës në mbarë botën. Për themelimin e datës së festimit të ditës së Tokës më 22 Prill, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. Në këtë mënyrë, data 22 prill 1970 është shënuar si përvjetori i lëvizjes moderne mjedisore.

Gjatë kremtimit të parë të ditës së tokës, miliona njerëz shfaqën interesin e tyre dhe morën pjesë në atë ngjarje. Në përgjithësi, festimi i Ditës së Tokës fillon me praktikën e zakonshme të plantacioneve të reja të pemëve në zonat e kërkuara në mbarë botën. Shumica e vendeve e festojnë gjatë gjithë javës me emrin Java e Tokës, për t’u përqëndruar në shumë çështje dhe aktivitete mjedisore.

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.
Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here