23 gusht në Tepelenë, Dita Europiane në Përkujtim të Viktimave të Sistemeve Totalitare

0
164

 

Ditën e premte më 23 gusht, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare zhvillohet nje aktivitet i gjere dhe i hapur per te gjithe qyetaret ne prezencen edhe te Presidentit te Republikes si dhe te shume personaliteteve te tjere.

Aktiviteti do kete ne qender perkujtimin dhe nderimin e viktimave te kampit famekeq te Tepelenes ku eshte ushtruar genocid dhe kane humbur jeten mijra femije, gra dhe burra te pafajshem  nga dhuna e diktatures komuniste per vite me rradhe.

Ai organizohet nen kujdesin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,Shoqates Antikomunisteve te te Perndjekurve Politike, Bashkise  Tepelenë, të mbijetuarve,si dhe te institucioneve dhe shoqërise civile aktive, me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë së Italisë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Programi i aktivitetit do te jete si me poshte:

Dita Muze/Memorial Tepelenë, e enjte, 23 gusht 2018

Vendi i aktivitetit: Pallati i Kulturës, Tepelenë
-Ora 12.00-14.00 -Ekspozitë me materiale arkivore të AIDSSH
Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës.

-Simpozium shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik të punës së detyruar, në përgatitje të konferencës mbi kampet e punës së detyruar, të zbatuar nga AIDSSH, me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë.
– Referues: Prof. Dr. Beqir Meta, Instituti i Historisë, ASA
– Ermal Frashëri, S.J.D., Universiteti i Harvardit, SHBA
– Z. Çelo Hoxha, Përfaqësues i ISKK

– Ecuria e projektit të Muzeut Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar/të Memorialit: ku kemi arritur.
AIDSSH dhe Bashkia Tepelenë.
Z. Gjon Radovani, arkitekt
Znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH
Aleksandër Toti, shef kabineti i Bashkisë Tepelenë

Fjalë e z. Johan Ndisi, Ambasador i Suedisë në Shqipëri.

Vendi: Ish-Kampi i Tepelenës:

Ora 18.00 – 18.30 Pritja e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta; shoqërimi në
mjediset e ish-Kampit dhe ekspozitën me materiale e dëshmi,
drejtuar nga z. Simon Mirakaj dhe të mbijetuar të tjerë.

– Ora 18.30 – 19.30 Ceremonia e nderimit të të mbijetuarve të vuajtjes:

– Fjala e mirëseardhjes nga z. Tërmet Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë;
– Z. Simon Mirakaj, Anëtar i AIDSSH;
– Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri;
– Znj. Mirela Kumbaro (TBC);
– Z. Bilal Kola, Drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë;
– Z. Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë;
– Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër (TBC);
– Znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH;
– Z. Ilir Meta, President i Shqipërisë.

– Në praninë e të ftuarve, dhënia e titullit për “Merita të veçanta civile” të mbijetuarve, në shenjë të triumfit të dinjitetit njerëzor.

– Në emër të të nderuarve:
– Z. Lek Pervizi, ish-i burgosur politik

N’dritë: Bashkëpunim i AIDSSH me IIPP, Harabel dhe MEMO
Projekte artistike
17.30-18.00 Sikur mama… MEMO
19.00-19.30 Shtrati dhomë, MEMO
Dru me pre, MEMO

19.30-20.00 I përkasim njëri-tjetrit, MEMO, Ema Andrea, Gjon Radovani, Agron Tufa, Ervin Kotori.

19.30 -20.30 Edhe Muret Kanë Veshë, Alketa Xhafa Mripa, artiste vizuale; Kristale Ivezaj Rama.

(fletëpalosjet me informacione të detajuara për secilin projekt artistik do të shpërndahen gjatë aktivitetit)

-Ora 21.00-mesnatë – Koncert me grupet ASGJË SIKUR DIELLI dhe 3 MUSKETIERËT, si triumf i jetës dhe dinjitetit njerëzor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here