Burg 10 ditë shoferit të autobuzit

shoferi

Ngelet në burg pas arrestimit të djeshëm, shoferi i autobuzit Athinë-Gjirokastër, i cili pësoi aksident duke shkaktuar lëndimin e 16 pasagjerëve mes të cilëve edhe një foshnje 1 vjecare. Në masën e sigurisë e cila ka përfunduar para pak minutave të drejtuar nga gjykatësja Silvana Spaha, prokurori i cështjes Julian Cafka, kërkoi 30 ditë burg, ndërsa gjyqtarja Spaha, e reduktoi në 10 ditë burg. Vetë shoferi Ilia Silo 34 vjec, nuk ka pranuar të mbrohet nga avokat, ndërkohë që gjykata i vendosi një avokat me shpenzime të shtetit. Silo u arrestua mbasditen e djeshme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor 12 orë pas ndodhjes së aksidentit në afërsi të Ujit të Ftohtë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment