3 ditë protesta në Tiranë

0
226

Ndërsa studentët vazhdojnë protestën e tyre edhe pse në numër të reduktuar, një tjetër protestë pritet që të përfshirë Tiranën.

Diaspora shqiptare ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe të protestojë kundër qeverisë që drejtohet nga Edi Rama.

E iniciuar nga një grup emigrantësh shqiptarë në Angli, me në krye Genc Sejkon, njeriun e memeve, protesta do të zhvillohet në datat 28-29 dhe 30 dhjetor dhe do të jetë para kryeministrisë.

Në datën 28 protesta do të nisë në orën 17:00 të pasdites, ndërsa në datat 29-30 dhjetor protesta do të nisë në orën 12:00.

Diaspora shqiptare ka bërë thirrje që kësaj proteste ti bashkëngjiten të gjithë ata qytetarë që e ndjejnë veten se duhet protestuar dhe duhen bërë bashkë kundër qeverisë dhe mënyrave të saj të qeverisjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here