3 të vdekur nga covid, mbetet i lartë edhe numri i të infektuarve

0
129

Tre persona kanë humbur jetë nga koronavirusi Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima janë një 75-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçare nga Durrësi dhe një 91-vjeçar nga Tirana.
Gjatë 824 testimeve që janë kryer 24 orët e fundit, 151 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virusin e rrezikshëm.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here