’30 vite pas eksodit biblik’/ Basha: Sot shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja! Do ta shërojmë këtë plagë

0
156

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 30 vjetorin e eksodit biblik të shqiptarëve drejt Italisë, duke shembur njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

‘30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga  pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga  pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here