31 Mars 2019, ora ndryshoi

Kur ora standarde po arrinte orën 2:00 të së dielës të 31 marsit, orët u shtynë përpara një orë. Kësisoj, këtë të diel, 31 mars 2019, kemi në vend të saj, orën 3:00.

Agimi dhe perëndimi janë rreth 1 orë me vonë në 31 mars 2019 se një ditë më parë.    Kjo quhet Ora e Verës, koha e Kursimit të Ditës.

Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment