35 mijë euro për “kokën” e Kurtit, dyshohet se kërcënimi u bë përmes rrjeteve sociale

0
175

Kryeministri Albin Kurti dyshohet se është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale nga një profil fals. Në postimin e adresës së rreme thuhej se për “kokën” e Kurtit ofrohej 35 mijë euro.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.

Kërcënimi që i ishte bërë Kurtit u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu për mediat vendave.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Niveli i sigurisë së Kurtit u rrit menjëherë dhe shtëpia e tij u rrethua nga forca të shumta policie. Ai nuk ka dhënë ende asnjë koment për këtë rast. Dhe pse gazetarët e pritën dje Kurtit para banesës së tij, kryeministri nuk bëri asnjë reagim, por hyri menjëherë në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here