360 gradë.al denoncon zullumet e Mirela Kumbaros

Ish-drejtoresha e trashëgimisë kulturore akuzon Kumbaron: Pr/ligji u përgatit në fshehtësi, nuk mor mendimi i specialistëve.  Zhulieta Sina Harasani, ish Drejtorja e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetit Kulturor në Ministrinë e Kulturës, akuzon ministren Kumbaro për punën e bërë në fshehtësi me projektligjin. Në një reagim të saj, ish drejtoresha Harasani pohon se pasi punuan disa muaj me projektligjin dhe u dorëzua në vitin 2014, që nga ajo kohë Drejtoria e Trashëgimisë ka qenë e përjashtuar. “Kur draftligji i hartuar dhe i konsultuar gjerësisht dorëzohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë që në 2014, dhe më pas fshihet skutave të Ministrisë së Kulturës dhe plazheve të Sarandës me mungesën më të skajshme të përgjegjshmërisë ligjore, administrative, shtetërore, por edhe qytetare e intelektuale nga dy “kokat” e MK!!! Hartimi i një ligji është në radhë të parë kompromis me profesionalistësh e intelektualësh që arrihet përmes një procesi të hapur! Mendjet e mbyllura e të vetëkënaqura e kanë të pamundur ta udhëheqin atë! Kjo është vetëm një nga grahmat e vuajtjeve dhe persekutimit të trashëgimisë gjatë dy viteve të fundit si pasojë e qëndrimeve meskine të lidershipit në kulturë”, ka qenë reagimi i parë i ish drejtoreshës në një nga postimet e Forumit për Mbrojtjen  Trashëgimisë Kulturore mbi projektligjin e trashëgimisë dhe muzeve. Edhe më parë ish drejtoresha Zhulieta Sina Harasani, e cila u lirua nga detyra nga ministrja Kumbaro vitin që kaloi, ka qenë nga zërat zyrtarë në ministri që dhe më herët ka pohuar punën që është bërë nga drejtoria për projektligjin dhe problemet që kishin nisur. Ndërkaq që përplasjet mes Harasanit dhe Kumbaros kanë vijuar dhe më parë deri në kohën kur erdhi lirimi nga detyra.

Projektligji që prezantoi Ministria e Kulturës pas specialistëve të fushë së trashëgimisë u hodh poshtë dhe nga Ministria e Drejtësisë. Në 39 pika ministres Mirela Kumbaro iu bënë të dituara problemet, duke i kërkuar kthimin e tij për plotësim dhe rregullim të detajuar sipas vërejtjeve të bëra./ 360 gradë.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment