Është urgjente që Biznesi dhe Opozita të negociojnë sa më parë një plan të rrimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë

0
200

Gjatë një debati mbi Shengenin Ballkanik dhe ndikimin pozitiv apo negativ të tij në ekonominë shqiptare zhvilluar në televizionin Fax News, Roland Bejko, këshilltari për pushtetin vendor pranë kryetarit të Opozitës Lulzim Basha, u tha përfaqësuesve të biznesit që të mos mbajnë më asnjë shpresë se duke negociuar me qeverinë do kenë ndonjë shans për të shpëtuar nga falimenti dhe ekonomia do ketë ndonjë shans për të dalë nga kriza, përkundrazi.. Qevria sipas tij, është në shtatë muajt e fundit të saj dhe atë që për biznesin dhe ekonominë nuk e bëri gjatë tetë viteve në pushtet, edhe sikur të ketë vullnet pozitiv, nuk ka më kohë ta bëjë në muajt e mbetur.

Z. Bejko u bëri thirrje përfaqësuesve të biznesit në studio dhe jashtë saj që ta kthejnë vëmendjen drejt opozitës duke e parë atë si të vetmen partner të besueshëm nesër në qeverisje për të negociuar së bashku rimëkëmbjen e ardhshme ekonomike të Shqipërisë.

Për më tepër ndiqni videon e më poshtme:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here