Gjirokastër/ Çertifikohen 18 udhërrëfyesit e rinj turistik

0
271

18 studentë të programit profesional “Udhërrëfyes turistik” në universitetin Eqrem Çabej në Gjirokastër janë certifikuar në përfundim të praktikës profesionale. Përgjatë dy muajve, studentët nën udhëheqjen e lektorëve të tyre, kanë qenë në terren në aftësimin praktik si udhërrëfyes specialistë të udhëtimeve turistike lokale, rajonale dhe kombëtare.
Përgjegjësja e njësisë bazë Histori – Gjeografi, prof. asoc Albina Sinani shprehu besimin se ky brez i parë i studentëve të certifikuar si udhërrëfyes turistikë, do të jetë lider në promovimin e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës dhe më gjerë .Sektori i turizmit shikohet si një nga sektorët shpresëplotë për zhvillimin ekonomik të vendit por që këtë vit ashtu siç do sektor i tjetër u godit më së shumti nga pandemia Covid 19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here