Zv drejtori i RTSH, nuk i besohet ende se Trump është president i SHBA

0
386

Ka ende njerëz në Shqipëri, që nuk dorëzohen përballë realitetit amerikan, atë të fitores së Trump mbi Clinton. Një prej të shumtëve, është edhe zv drejtori i Përgjithshëm i RTSH Martin Leka. Zoti Leka ka qenë mjaft aktiv në statuse në mbështetje të Clinton dhe përbuzje të Trump madje haptaz fare edhe me gjuhë të ashpër ndaj presidentit të ri. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai para pak minutash, ka hedhur në rrjetin social FCB, një status që vlerëson kandidaten humbëse të zgjedhjeve në SHBA duke i thurrur lavde dhe hedhur fajin për humbjen e saj FBI. Ndërkohë që nuk harron të thumbojë edhe presidentin e sapozgjedhur Trump.

Ja statusi i plotë i Martin Lekës.

E megjithate, kjo e shkroi historine! U perbalt e u perball me absurdin dhe injorancen! Ne fund, si asnje precedent me pare, nje jave para fitores se sigurte te saj, u desh Drejtori i FBI te pengonte gjithcka e vetem dy dite para zgjedhjeve, hoqi serish dore nga akuzat, por demin e kishte bere!
Kjo grua e forte do te mbetet “Presidente” e vlerave me te mira te civilizimit dhe aresyes!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here