Gjirokastër/ Në gjurmët e të atit gurgdhendës, tradita vazhdon për familjen Makri

0
305

Kjo është atelia e mjeshtrit të njohur të gurit gjirokastrit Muhedin Makri i cili për vite me radhe , për asnjë moment nuk u shkëput nga guri, atij të cilit me duart e arta i jepte jetë. Mjeshtri prej disa muajsh i mungon Gjirokastrës, i mungon pazarit ku kaloi jetën por për këtë , pas ndarjes së tij nga jeta, djali dhe nipi po kujdesen që ky zanat mos të humbasë .Siç ata e thonë shpesh ky zanat i identifikon , një trashëgimi e lënë ndër breza e cila do të vazhdojë. Sipas Ermal Makri gurgdhendja është jo vetëm një zanat por një pasion për të cilin i ati ia ushqeu ndër vite duke mos hequr dorë për asnjë moment .”E dua këtë punë , sot edhe më shumë se dje , do vazhdojë ta praktikoj ,është trashëgimi nga im atë dhe si të tillë dua që dhe të rinjtë ta trashëgojnë ndër breza.”

Objektet e gdhendura në gur brenda kësaj atelie janë të panumërta . Të ndryshme, plot stil dhe finesë , ato janë padyshim vepra të gjalla të artizanëve të palodhur gjirokastrit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here