5 shtatori -Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza .

0
261

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit ” – Nënë Tereza.

5 shtatori shënon në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza .
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.


Nënë Tereza, e cila i ka dhënë shekullit që shkoi një përmasë të re duke sfiduar padrejtësinë, pabarazinë dhe diskriminimin me doktrinën e dashurisë dhe mosperjashtimit të askujt.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 të moshuar të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi të moshuarish, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here