428 vjet nga ndërtimi i xhamisë blu

0
718

Më 18 prill 1590, Ahmeti i pare, sulltani i 14-të i perandorisë osmane, jep urdhër për ndërtimin e një xhamie në Stamboll.

Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj.

Sulltani ishte shtyrë jo vetëm nga dëshira për të lënë pas një xhami perandorake me emrin e tij, por edhe për të ndërtuar një monument që do të rivalizonte Hagia Sofian e ndërtuar nga të krishterët.

Aq e madhe ishte ambicia e sulltanit sa nuk lejonte asnjë gabim; madje i preu kokën arkitektit të parë dhe zgjodhi më pas një tjetër, Mehmet aga Elbasani, arkitekt shqiptar, i cili kishte qenë nxënës i arkitekt Sinanit, i njohur si gjeniu shqiptar i arkitekturës.

Xhamia e Ahmetit përfundoi pas 6 vjetësh dhe sot e kësaj dite mbetet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës klasike osmane.

Mes zbukurimeve të brendshme të Xhamisë Blu përfshihen edhe vargje nga Kurani, të shkruara nga Seid Gubari, i njohur si kaligrafisti më i mirë i asaj periudhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here