43% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria

0
179

Në një studim të realizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, rreth 43% e të rinjve shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të ikur nga vendi.
Një nga arsyet që shtyjnë të rinjtë drejt këtij vendimi është papunësia, ekonomia dhe kërkesa për standarde më të larta jetese.
Një familje nuk mund të mbahet me një rrogë 400 ose 500 mijë lek në muaj.
Për shumicën e të rinjve, destinacioni i preferuar mbetet Gjermania.
Shumica prej tyre kanë ndërmend të largohen përgjithmonë.
Sa i përket arsimit, 54% e të rinjve të intervistuar kanë pohuar fenomenin e korrupsionit në universitete.
Më shumë se gjysma e tyre janë shprehur se ndeshin vështirësi në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve. 63 përqind e të rinjve të pyetur vlerësojnë se niveli i arsimit universitar, shkollor dhe profesional është i keqpërshtatur me tregu e punës. Pra nuk ka përputhje midis diplomave që marrin ato në këto nivele dhe tregut të punës.
Ata janë optimistë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformën në drejtësi por shfaqen skeptik se këto reforma do të çojnë para përgjegjësisë persona me profil të lartë politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here