Moti i keq, reagon Xhaçka: Forcat e Armatosura janë në gatishmëri!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar mbi situatën në vend për shkak të motit të keq ,duke u shprehur se intensiteti i lartë i reshjeve mund të arrijë nivele të papërballueshme. Në një deklaratë për mediat, Xhaçka shtoi se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri në rast se gjendja do të përkeqësohet.

Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër. Ministria e Mbrojtjes, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët  në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash. Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta.Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon që për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.Marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar  planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm”– përfundoi Xhaçka.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment