Gjirokastër/ Po transportonte bimë narkotike me furgon, arrestohet efektivi i policisë

0
203

Punonjësi i policisë së Durrësit 23 vjeç me inicialet A.K dhe shtetasi K.H 16 vjec banues në Vlorë kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës pas një operacioni të koduar “Transportuesi”.
Të dy shtetasit po transportonin bimë narkotike me furgon .
Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia e Gjirokastrës dhe ajo e Tepelenës , në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon së bashku me bimët narkotike . Policia ka sekuestruar automjetin bimët narkotike, armën e shërbimit të punonjësit të policisë dhe 3 aparate celular.
Ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here