Kakavijë/ Sekuestrohen mijëra euro dhe paund, arrestohet Vlonjati.


Në Pikën Kufitare të Kakavijes janë sekuestruar 15450 paund dhe 2350 euro, për të cilat është proceduar penalisht një 48-vjeçar nga Vlora, rezident në Angli.
Në bazë të informacioneve të Policisë Kufitare bëhet me dije se shtetasi B. M., merrej me transport të vlerave monetare te padeklaruara. Mesditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë gjatë kontrollit të mjetit furgon, që posedonte 48 vjeçari, gjetën në fundin e një çante shumën monetare të padeklaruar.
Mbi 48 vjeçarin rëndojnë dy akuza për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment