Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë

0
224

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Ambasada thekson se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here