Basha : PD nuk do të njohë Kodin Zgjedhor, do të ankimohet si antikushtetues!

0
202

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha tha se PD nuk do të njohë Kodin Zgjedhor . Sipas tij, do të kontestohet çdo hap antikushtetues që do të bëhet, në kundërshtim me 5 qershorin.“Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format”, u shpreh zoti Basha.
Nderkaq z. Basha ftoi kryeministri Rama të miratojë planin e rimëkembjes ekonomike të hartuar nga PD për 6 muajt e ardhshëm. Këto deklata kreu i PD-së i bëri në takimet që zhvilloi sot me përfaqësues të biznesit në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here