2 operacione policore në Fier përfundojnë në pranga 7 persona

2 operacione janë organizuar nga policia e Fierit ku janë vënë në pranga 7 persona.
Operacioni antidrogë i koduar “Mërtishi” ka vënë në pranga 2 shtetas, të cilëve ju është gjetur rreth 10 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje.

Të arrestuarit janë J.Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir).

Kurse operacioni policor “Shëtitësit”, ka goditur një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës. Në pranga janë vënë 5 autorët si dhe janë sekuestruar një pjesë e gomave të vjedhura.

Të arrestuarit janë:
E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier,
E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, P. A., 53 vjeç dhe E. E., 34 vjeç banues po në Fier.
https://youtu.be/X7TnvisvKP0

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment