450 raste me kancer gjaku në Shqipëri

0
154

Çdo vit përllogariten 450 raste të reja me kancer në gjak. Më të predispozuar për t`u prekur nga sëmundjet malinje të gjakut janë moshat e mesme, por as të rinjtë nuk janë të sigurt. Mjekët këshillojnë më shumë kujdes për një jetë të shëndetshme pa alkool e duhan dhe më pranë natyrës.

Sëmundjet malinje të gjakut, ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri kanë trend rritës. Çdo vit diagnostikohen rreth 450 persona me kancer në gjak ku përfshihen të gjitha llojet e leuçemive,  mielomat dhe ato që quhen limfomat malinje.

Më shpesh këto sëmundje takohen tek mosha e mesme, por nga rreziku nuk përjashtohen as të rinjtë. Për kancerin e gjakut nuk ka një shkak specifik. Faktorët e jashtëm, ndikues në shfaqjen e këtyre patologjive, lidhen kryesisht me kimikatet apo ndotjen e ajrit.

Disa nga këta faktorë janë të njohur tashmë siç është duhani, alkooli, obeziteti. Pastaj janë disa faktorë që janë bërë të njohur me një term të përgjithshëm quhet çrregulluesit neuro endokrinë. Çdo produkt kimik mund të jetë potencialisht kancerogen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here