Transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona

0
231

Një kamion i ngarkuar me kanabis, është kapur nga forcat e Policisë së Janinës në të hyrë të fshatit Kalpak pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar.
Raportohet se janë arrestuar transportuesit e mallit , të cilët janë të dy persona nga Gjirokastra. Personat e arrestuar janë një 30-vjeçar me iniciale S.D. Gjirokastra dhe një 60-vjeçar me iniciale B.K. nga Dropulli.
Kamionët momentin e ndalimit nga policia kanë qenë të parkuar pasi transportuesit donin të ndanin në mënyrë të barabartë peshën e mallit në të dy mjetet .

Një prej kamionëve ishte “i pastër”, ndërsa në tjetrin u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total 115 kg.
Ajo ishte e paketuar ne pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro. Sipas Policisë, një prej kamionëve ishte bosh për të kontrolluar rrugën, në të cilën do ta ndiqte mjeti me çantat me kanabis.



Policia greke , në bazë të dëshmive të të arrestuarve thotë se lëndën narkotike , dy të arrestuarit e kishin marrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes kafshëve dhe tre transportuesve romë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here