U qëllua me armë sa doli nga shtëpia në Vlorë/ 27 vjeçari telefonoi policinë, identifikohet automjeti i autorëve

Policia ka marrë një telefonatë mbrëmjen e djeshme nga 27 vjeçari Mero Ferraj , banues në Vlorë, i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.
Mësohet se dy persona kanë ruajtur personin në banesë .
Sapo ka dalë, një automjet ka shkuar para shtëpisë dhe ka nisur që të qëllojë.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëmtime materiale tek një makinë tip “Polo”, ku plumbat i kanë thyer xhamat.
Dyshohet se 27 vjeçari, i cili është nipi i një biznesmeni të ndërtimit është monitoruar dhe më pas i kanë bërë pritë.
Kamerat e banesës kanë filmuar automjetin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vëzhgohen kamerat, si dhe po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment