Java e gjuhës-italiane, Bucci nga Gjirokastra: Kemi disa projekte për qytetin

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci është ndalur në Gjirokastër ku ka çelur siparin e aktiviteteve që priten të zhvillohen në kuadër të javës së Gjuhës Italiane . E cila zhvillohet çdo vit në datat 19 deri 25 tetor me qëllim përhapjen e kësaj gjuhe në mbarë botën.
Në prononcimin e tij për mediat Bucci ka folur edhe për projektet e mundshme që do të bëhen në bashkëpunim midis dy vendeve.
“Folëm me kryetarin për hapjen e një shtëpie italiane në Gjirokastër, në një godinë historike. Kemi bërë para një jave takim me organizatën e restaurimeve “Aso Restauri” dhe dëshirojmë që ta sjellim edhe në Gjirokastër ” – tha Bucci.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment