Emrat jashtë listave të PD/ Basha: Kryesia merr vendimet përfundimtare

Kryedemokrati, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët ditën e sotme ka folur edhe për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të figurave në PD, për të lënë në listën e pritjes disa kandidatë për deputetë.
13- ish anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-deputetë të saj morën një shtyrje të miratimit të emrit të tyre në listat për kandidatë për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky vendim erdhi nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Basha tha se vendimi për ta do të merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
“Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë. Në radhë dua të shpreh falenderimin për interesin që media ka treguar. Kjo është një tregues i një fryme ndryshimi, të hapjes së PD, të gjithëpërfshirës së anëtarësisë. Ia dolëm që falë angazhimit të anëtarësisë së PD, besimit që investuan në këtë proces, integritetit me të cilën u zhvillua ky proces, ia dolëm që ta zbatonim për herë të parë këtë proces të seleksionim të kandidatëve. Kjo është një qasje e re që sot zhvillohet brenda PD dhe është një shenjë e qartë si do të konceptojmë qeverinë nesër, ku interesat e qytetarëve do të jenë parësore.
Ky proces tregon në vetvete ndryshimin që ka nisur brenda shtëpisë tonë dhe nesër do të jetë pjesë e mendësisë me të cilin do të qeverisim.
Raporti i Komisionit do të shqyrtohet nga organet vendimmarrëse që janë kryesia dhe këshilli kombëtar. Unë dua të falënderoj anëtarët e komisionit, për përkushtimin dhe punën voluminoze që kanë bërë. Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse, kryesia dhe këshilli kombëtar bazuar në këto vendime dhe propozime pasi të shqyrtojnë raportin e Komisionit do të marrin vendimet përfundimtare siç e ka statuti ”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment