OFL kërkon deklarimin e pasurisë për tetë të dënuar

0
201

OFL është ndalur sot në disa qytete ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tetë shtetasve të dënuar më parë.
Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:
A.D banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
S.D , banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
M.A , banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Ll. D , banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
A.A, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;
Sh.K banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
M. B, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
S.S, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here