Iu vendos eksploziv, zbardhet dëshmia e vlonjatit

0
276

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Vlorë, ku një makine iu vendos 600 gr eksploziv por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi u pikas nga pronari duke shmangur tragjedinë.
S. Binaj 35-vjeç, pronari i “Benz”-it, ku u vendos tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.
“ Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin ” mësohet se është shprehur Binaj.
Por si e pikasi ai eksplozivin?
Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij në pjesën e përparme, që ishte e parkuar. Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.
Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.
Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here