1 vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019

Ishte ora 3:54 minuta , pak pasi kishte hyrë data 26 nëntor e vitit 2019 , kur Shqipëria u tund , pak sekonda dhe fryma ndali . Qetësia e rënë papritmas do t’ia lënte vendin ulërimave, britmave dhe thirrjeve dëshpëruese: Ndihmë ! Më ndihmo!
Shqipëria ishte goditur nga një tërmet shkatërrues me forcë të jashtëzakonshme, magnituda e të cilit ishte 6.4 e shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik .
Mes pluhurit të ndërtesave të shembura, nën rrënojat e akullta diku dëgjoheshin zëra të mbytur , ishin po të njëjtët zëra që pak orë mëparë ishin të ngrohtë të gëzueshëm të hareshëm , por tashmë çdo gjë ishte e ftohtë si ajo natë nëntori që dukej se nuk do gdhinte kurrë.
98 persona që e gjetën veten nën rrënoja pas tërmetit, 47 prej tyre u nxorrën gjallë nga forcat e emergjencës që në orët e para pas goditjes duke shpresuar se nuk do të kishte të tjerë por fati nuk ishte me ta. Kërkimi vazhdoi.
Fëmi të pafajshëm, vajza e djem të rinj që e dashuronin jetën me ëndrra për të ardhmen e të moshuar , mbyllën sytë në mënyrën më makabre që fati i keq iu rezervoi . Plot 51 viktima , pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht nuk ia dolën dot. Operacionet e kërkim shpëtimit ndiqeshin nga i madh e i vogël me shpresën se do ndodhte mrekullia. Për disa ajo mrekulli ndodhi për të tjerë ishte e pamundur.


Mijëra persona mbetën të plagosur nga ky tërmet ku qarqet më të dëmtuara ishin Durrësi, Tirana dhe Lezha. Dëmet në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh ishin të papërfillshme , trishtuese edhe më shumë ishte të shikoje si njerëzit që shpëtuan mundoheshin të shpëtonin ato copëza jete që ndodheshin aty mes pluhurit nën rrënoja. Jeta e tyre ndryshoi brenda një nate 360 gradë , të mbetur fillikat në mes të katër rrugëve me shpirtin e vrarë dhe buzën helm me sytë drejtuar qiellit .

Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe në Thumanë të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.
Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën. Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat drodhën strukturat e dëmtuara gjatë tërmetit dhe shkaktoi frikë midis qytetarëve.Rrjedhimisht një numër shtëpish nuk ishin më të banueshme.
Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.Trupat shqiptare që punonin me mjete të kufizuara shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane. Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm e goditi vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të theksuar të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit. Rrjedhimisht, ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Forcat Speciale RENEA vijuan të kërkonin për disa njerëz që u raportuan të humbur dhe të paktën 45 persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat.
Sipas informacioneve zyrtare 51 vetë humbën jetën – 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Pas tërmetit, humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri nga plagosjet e tyre në spital dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.

26 nëntori i vitit 2019 do të bënte bashkë veriorë e jugor, nga lindja e perëndimi duke treguar solidaritet , ku të gjithë për pak momente ishin motra dhe vëllezër . Dhimbja e tyre do të ishte dhimbja e kujtdo që përballej me një pamje të tillë. E gjithë bota ktheu sytë nga Shqipëria duke dërguar lutje për sa më pak viktima por edhe për t’iu shtrirë dorën atyre që humbën gjithçka.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkaktoi dëm në total rreth 1 miliard euro, ku në konferencën donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’ u mblodhën 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante . Ndihma ndërkombtare pati nga disa shtete si ;

600,000€ u alokuan nga qeveria austriake për ndihmë humanitare dhe rindërtim në Shqipëri.
500,000€ u alokuan nga qeveria azere
Bosnja dhe Hercegovina – Një shoqatë mblodhi €300000 dhe 120 ton ndihma për popullin shqiptar. Këshilli i Ministrave të Bosnje Hercegovinës alokoi rreth €50,000 për të ndihmuar Shqipërinë.
€100,000 u alokuan nga qeveria bullgare. Një vlerë shtesë prej €50,000 u dërgua në formën e 1,000 çadrave, 1,000 batanijeve etj.
EBA dërguan fillimisht çadra, ushqime dhe ndihma mjekësore për 555,000 persona.Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve propozoi ndihmë të mëtejshme për të prekurit me vlerë Dh13 milionë. Estonia alokoi €50,000 për rindërtim në Shqipëri.
Franca – Tre ekipe prej 100 vetësh që i përkisnin Sécurité Civile, Bataillon des Marins-Pompiers de Marseille dhe zjarrfikësve të jugut të Francës u dërguan. Të mbështetur nga 2 avionë të Sécurité Civile: një Beechcraft Super King Air 200 për detyra transportimi të lehtë dhe një avion mallrash Bombardier Dash 8.
Greqia – Dy njësite eksperte për tërmetet EMAK të përbëra prej 40 anëtarësh dhe qen shpëtimi u dërguan së bashku me kamionë dhe një avion C-130 me ushqime. Më tej, doktorë dhe ilaçe u dërguan për të mbështetur dhe ndihmuar civilët.jithashtu, tre kuzhina të lëvizshme ushtarake bashkë me personelin e tyre u dërguan.reqia gjithashtu dërgoi një ekip inxhinierësh për të evidentuar dëmet dhe një ekip kirurgësh për të operuar të plagosurit. Ekipet greke shpëtuan dy njerëz të gjallë nga rrënojat. Ekipet e Kryqit të Kuq grek ndihmuan me nevojat humanitare dhe problemet në lidhje me tërmetin si 800 batanije, 800 dyshekë dhe qindra çanta shpine me artikuj të ndryshëm personal. Pomë shumë, kishte iniciativa të pavarura prej shkollave, instituteve arsimore, qeverive lokale si Bashkia e Patras dhe qeveri rajonale si Periferia e Maqedonisë Qendrore, për mbledhje shtesë të ndihmave emergjente për Shqipërinë.Ndihmë shtesë u mblodh nga shoqatat vendase, si “Shoqata e Shqiptarëve të Zakynthosit”.Tifozë të ekipit grek të Hercules deklaruan se anëtarë të asociacionit të tyre udhëtuan në Shqipëri me furnizime emergjente për viktimat. Më 3 dhjetor 2019, një iniciativë e shkallës së gjerë e emërtuar “Ne të Gjithë Mundemi” u kompletua në mënyrë të suksesshme në bashkëpunim me Periferinë e Atikës, Kryqin e Kuq Grek dhe Ambasadën shqiptare në Athinë. Nga Greqia rezultoi në mbledhjen e 250 tonëve ndihma për të prekurit në Shqipëri.
Menjëherë pas tërmetit, Hungaria dërgoi ndihma me vlerë €33,000 që konsistonin në ushqime, batanije, çadra e dyshekë.ungaria dërgoi një ngarkesë të dytë me furnizime të ngjashme me vlerë €62,520.Në fillim të dhjetorit, një grup prej 7 inxhinierësh dhe specialistësh hungarezë u dërguan për të inspektuar dëmet e shkaktuara prej tërmetit.
Italia dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi urban nga Trupat Kombëtare të Zjarrfikësve (Vigili del Fuoco) të përbërë nga më shumë se 20 specialistë të fushave përkatëse si operacionet e kërkim-shpëtimit, ndihma mjekësore dhe inxhinierë. Shpejt më pas 200 vullnetarë të trajnuar nga Mbrojtja Civile (Protezione Civile) u dërguan. Kisha Katolike italiane dhuroi €500,000.
Izraeli – Më 27 nëntor mbërriti një ekip kërkim-shpëtimi për të ndihmuar në nxjerrjen e viktimave nga rrënojat. Më 3 dhjetor 2019 mbërriti një delegacion i dytë i përbërë nga specialistë të ushtrisë izraelite të cilët sollën pajisje teknologjike izraelite për të evidentuar dëmet në banesa si dhe sigurinë strukturore të ndërtesave të dëmtuara.
Katari nëpërmjet Fondit të Katarit për Zhvillim (QFFD) dhe Qatar Charity dërgoi ndihma si ushqime, batanije, dyshekë dhe rroba.
Autoritetet kineze deklaruan se do të mundësonin ndihmë financiare në të ardhmen. Dy kompani kineze mblodhën 2 milionë euro kontribut.
Kryeministri në atë kohë i Kosovës Ramush Haradinaj alokoi €500,000 në emër të Qeverisë së Kosovës për ndihmë humanitare në Shqipëri dhe mbi €3,500,000 u mblodhën nga shqiptarët e Kosovës. Në Shqipëri u dërguan 110 operatorë të specializuar të Policisë së Kosovës, si dhe 40 anëtarë të njësiteve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ministria e Financave të Kosovës dhuroi €10,000 për familjet e dy viktimave të tërmetit të cilët ishin nga Gjilani. Bashkia e Prishtinës dërgoi ndihma humanitare në vlerën e €50,000 si dhe inxhinierë për të evidentuar dëmet në ndërtesa. Bashkia e Gjakovës dërgoi €14,000, e Kaçanikut €10,000, e Malishevës €5,000, e Klinës €5,000, e Dragashit €5,000, e Mitrovicës . Bashkia e Skënderajt dërgoi €20,000 dhe një shumë prej €40,000 shtesë u mblodh nga donacionet vendase nga të cilat €5,000 iu dhuruan familjeve të viktimave nga Kosova.Bashkia e Gllogocit dërgoi €10,000 dhe €12,000 shtesë u mblodhën nga bizneset vendase.Bashkia e Deçanit mblodhi €20,000 kontribute nga qytetarët e vet si dhe dërgoi 6 kamionë me rroba dhe ushqime.Minierat e Trepçës dhe Artanës dërguan ekipe shpëtimi dhe Korporata Energjitike e Kosovës dërgoi një ekip zjarrëfikësish. Organizata e Veteranëve të UÇK dërgoi €5,000 për ndihmë humanitare.
Ekipi kroat i kërkimit dhe shpëtimit përbëhej nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe qen shpëtimi u vendosën në Shqipëri, së bashku me dy helikopterë ushtarakë të MOD.
Mali i Zi dërgoi 18 specialistë kërkim-shpëtimi. Bashkia e Podgoricës dhe Tivarit dhuruan secila €20,000 për ndihma humanitare.Komunat me shumicë shqiptare si ajo e Ulqinit dërgoi €10,000 dhe ekipe zjarrfikësish ndërsa komuna e sapoformuar e Tuzit dërgoi €3,000.
Maqedonia e Veriut dërgoi €100,000 ndihmë financiare,si dhe dronë me kamera termike për të kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja. Ekipe shpëtimi gjithashtu u dërguan si dhe pajisje mekanike për hapur rrënojat. Komuna me shumicë shqiptare si Tetova dërguan ndihma humanitare si dhe 500,000 denarë, Struga 1,000,000 denarë, Dibra 300,000 denarë, Kërçova €12,000, Zhelina €5,000 si dhe organizuan mbledhje kontributesh shtesë, Çairi dërgoi zjarrfikës dhe Gostivari dërgoi ndihmë humanitare si dhe ekipe zjarrfikësish dhe doktorësh.Komuna me shumicë maqedonase dhe minoritet shqiptar si Jegunoci dërguan €1,500 dhe Gazi Baba €5,000.
Republika Çeke ofroi ndihmë duke dërguar një ekip kërkim shpëtimi urban prej 36 vetësh me specialistë të ndryshëm. Parlamenti çek u solidarizua me viktimat e tërmetit duke mbajtur një minutë heshtje.
Rumania dërgoi dy aeroplanët A C-27 J Spartan, një helikopter, kamionë, si dhe një ekip RO-USAR me gjithsej 52 zjarrfikës të IGSU-së, dhe mjekë dhe infermierë të SMURD, plus 12 tonë materiale kërkim shpëtimi, përfshirë qen kërkimi dhe shpëtimi.Patriarkana Ortodokse Rumune nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve në 26 nëntor.
Serbia dërgoi Ekipin Special të Kërkim Shpëtimit, si dhe ndihmën e parë.
Personel i Ushtrisë së SHBA nga Elementi Mbështetës civil-ushtarak nga Kosova mbërriti në Shqipëri. SHBA dërgoi inxhinierë për të evidentuar dëmet në ndërtesat e dëmtuara. USAID i mundësoi Kryqit të Kuq Shqiptar një grant për ndihma të menjëhershme si pajime higjenike dhe batanije për të prekurit.Fëmijët e prekur nga tërmeti do të marrin shërbime mbështetjeje psikosociale nga UNICEF e cila funksionon me fondet e USAID. Fondacioni Soros dhuroi €500,000 nëpërmjet degës në Shqipëri.
Ditën pas tërmetit Turqia dërgoi ndihma dhe përdori degë lokale të agjencisë së saj të ndihmës TIKA në Shqipëri dhe Kosovë për të koordinuar shpërndarjen dhe dhënien e ndihmave.Turqia dërgoi një avion Airbus Atlas me një personel prej 28 vetësh kërkim shpëtimi, tre mjete, plot pajime higjenike dhe çadra, dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pako ushqimi. Pesëmbëdhjetë vetë personel i ekipit të kërkim-shpëtimit vepruan në Durrës duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja. Ekipe të tjera shpëtimi turke dhanë ndihmë mjekësore për të mbijetuarit e tërmetit.[Ekipe humanitare të AFAD dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke ngritën çadra dhe asistuan në nevoja të tjera dhe probleme të lidhura me tërmetin. Gjysmëhëna e Kuqe Turke u përfshi në ndihmën ndaj qytezës së Vorës dhe fshatit . Në Kosovë, kontigjenti turk i KFOR mundësoi ushqime, rroba dhe ndihma të tjera për 500 persona të strehuar në kampin e Prizrenit.
Vatikani – Papa Françesku vendosi të dërgojë një ndihmë fillestare prej €100,000
Pesëmbëdhjetë specialistë të Njësisë së Ndihmës Humanitare zvicerane (SHA) u dërguan në Shqipëri për të mbështetur forcat shqiptare.Zviceranët dërguan 130 dyshekë dhe 30 çadra për njerëzit në Durrës dhe 280 dyshekë dhe 70 çadra për rajonin e Kurbinit.Zvicra dërgoi inxhinierë për të evidentuar sigurinë strukturore të ndërtesave të prekura nga tërmeti.


Por sot pas 1 viti , ndonëse qeveria në pushtet u premtoi të prekurve nga tërmeti se do t’iu ngrinte shtëpitë brenda një kohe të shkurtër, do ti risillte atyre atë jetë që fatkeqësisht mbeti aty nën rrënoja , makthi ende vazhdon. Shumë prej tyre janë ende në çadrat e emergjencës, në diell e në shi, të braktisur e të goditur për së dyti , nga një premtim që ende pas kaq kohe nuk po mbahet. Ndërsa ajo cka njerëzve u ka mbetur është shpresa se ndoshta një ditë do të arrijnë të kthehen në jetën e tyre të zakonshme dhe do të largojnë përgjithmonë nga vetja retë e zeza.

Ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet , fatkeqësi të tilla lënë gjurmë të përjetshme.

©jugunews.net

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment