Gjermania i dhuron policëve shqiptarë 200 palë këpucë/ Ironizon gazetari: Vërtet kaq të mbaruar e të grisur jemi?!

0
237

Policia Federale Gjermane i ka dorëzuar dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.

Për këtë ‘dhuratë’ ka reaguar me ironi gazetari Mentor Kikia, i cili e cilëson si diçka të turpshme, duke shtuar se një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk i kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot, por jo këpucë.

Kikia shkruan me ironi se “Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermantë sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë apo nuk bëjmë dot?

Postimi i plotë: Po një fije turpi a nuk keni? Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë.

Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë. Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë.  Jo dreqin, se është dhe e turpshme.

Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermantë sot, kur s’luftojmë me askënd,.

A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë apo nuk bëjmë dot?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here