Zykaj: Tani janë 10 vende kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

0
224

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, deklaroi për emisionin Çim Peka LIVE se nuk janë 5 vende kundër nisjes së negociatave me Shqipërinë, por janë dhjetë vende.

Ajo tha se bëhet fjalë për ato vende që kundërshtuan nisjen e negociatave në atë kohë kur foli presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është artikuluar edhe më parë, por jo zyrtarisht.  Është bërë e qartë se Maqedonia ishte shumë afër hapjes së negociatave, kurse Shqipërinë e pengonin parakushtet që duhet të plotësohen përpara hapjes zyrtare të negociatave.

Sot, me draft-konkluzionet e ambasadorëve, kemi parë një dominim të vendeve që janë kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë. Bëhet fjalë për pesë nga gjashtë kushte. Sot është provuar se ky grupim nuk është vetëm pesë vende, por janë më shumë. Por kemi një grupim prej rreth 10 vendesh, të cilit i është referuar presidenti francez, Emmanuel Macron. Ne sot shohim që këto shtete janë të forta në qëndrimet e tyre, dominojnë dhe në draft ku janë përfshirë të gjitha parakushtet që ato mendojnë se nuk janë plotësuar nga Shqipëria,” tha Zykaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here