Mungesa e transportit publik/ Banorët e Dropullit të Sipërm dalin në protestë

Banorët e Dropullit të Sipërm kanë protestuar sot pasi kanë probleme me transportin publik. Në qendër të fshatit Vrisera, burra e gra kanë ngritur zërin për të kërkuar një shërbim minimal sikurse është transporti publik , i cili u mungon prej kohësh. Në pamundësi për të lëvizur me taksi pasi buxheti i tyre nuk i përballon , ata kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente për ti dhënë fund këtij problemi. Në 5 fshatra të Dropullit të Sipërm ky shërbim mungon duke ua ndërlikuar lëvizjen banorëve .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment