Covid-19/ Greqia ashpërson masat , ja kush do lejohet të kalojë në doganë

0
237

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka vendosur disa masa të reja shtrënguese, për qytetarët të cilët hyjnë në territorin grek.
Duke nisur nga data 18 dhjetor 2020 deri më 7 janar 2021, të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin grek, përveç testit negativ PCR si dhe procedurës PLF, do i nënshtrohen rapid test në pikat e hyrjes si dhe karantinës së detyrueshme 10 ditore.
Sa i përket kthimit në vendin e banimit, vlejnë të njëjtat masa me paraqitjen e formularit E1 dhe E9.
Ndërkohë, duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet Pikes Kufitare Kapshticë vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here