Rama frikë nga protestat mbledh policinë nga rrethet

0
185

Edi Ramës i ka hyrë frika nga protestat e adoleshentëve dhe të rinjve që vazhdojnë sot në ditën e 4 të tyre, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Pasi për 3 netë me radhë ka arrestuar e proceduar qindra të rinj, protestat duket se nuk kanë të ndalur.
Për këtë arsye, Rama ka vendosur që të vendosë Tiranën në ‘shtet-rrethim’ më policë të cilët tani po vijnë edhe nga rrethet.
Siç edhe duket në video, këto makina policie janë duke ardhur nga Elbasani dhe janë plot me efektivë që do të sigurojnë qetësinë e Edi Ramës.
Sigurisht që forcat policore lëvizin me urdhërin e Ardi Veliut, personi të cilin protestuesit kërkojnë që të shkarkohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here