Plagoset me thikë në fyt një person në Himarë, ngjarja pas një konflikti çasti

Një person është plagosur me thikë në fyt mesditën e sotme në Himarë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur rreth 35-vjeç është dërguar në spital ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës.
Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura edhe në trup dhe kokë. Tashmë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Sot në Qendrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment