5 ushqime që ndihmojnë për të pasur tru më të shëndetshëm

Çokollata– Konsumi në sasi të moderuar i çokollatës, sjell një sërë dobish për trurin dhe sistemin nervor. Përmban një sërë antioksidantësh dhe sapo absorbohet nga trupi, zvogëlon efektet negative të radikaleve të lira në qeliza. Përmban edhe një sërë vitaminash të grupit B, si dhe mineralet e nevojshme për të shmangur çrregullimet hormonale dhe nervore.

Konsumi i çokollatës është i këshillueshëm, për shkak se stimulon prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, dy neurotransmetues që kontrollojnë stresin dhe ankthin.

Kosi natyral– Arsyeja pse këshillohet konsumi i kosit natyral është se përmirëson funksionimin e trurit si dhe përmban një sërë bakteresh të shëndetshme që e ndihmojnë dhe mbrojnë.

Qepa– Qepa është një ushqim i pasur me antioksidantë të shumtë duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave të trurit, duke evituar kështu zhvillimin e sëmundjeve neuro-degjeneruese. Konsumi i qepës përmirëson përqendrimin si dhe ekuilibron funksionet e sistemit nervor qendror.

Vaji i ullirit-Yndyrat e shëndetshme që gjenden tek vaji i ullirit janë tejet të dobishme për largimin e kolesterolit të keq (LDL) nga arteriet. Kolesteroli lidhet me një sërë problemesh kardiovaskulare, mes tyre infarkti.

Konsumi i vajit të ullirit përmirëson funksionimin e qelizave dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, si dhe për ruajtjen e një shëndeti më të mirë të trurit.

Tërshëra- E njohur si “mbretëresha e drithërave”, tërshëra është një ushqim i pasur me shumë vlera ushqyese për trupin, shkruan noa.al. Përmban një sasi të madhe të vitaminave B1, të cilat janë të dobishme për mbrojtjen e trurit nga degradimi për shkak të moshës dhe radikalet e lira. Këshillohet konsumi i tërshërës në periudha me sforco të mëdha mendore, për shkak se garanton një dozë shtesë energjie.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment