Koshat e mbeturinave me ditë pa pastruar rrezik për qytetarët në Gjirokastër

0
166

Problemi i mbeturinave është ngritur shpesh herë në media por ende vazhdon si fenomen në Gjirokastër ku ankesat e qytetarëve kanë rënë në veshë të shurdhët. Në lagje të ndryshme kryesisht ato periferike gjendja paraqitet si në pamjet e mundësuara nga jugunews.net.
Në lagjen Kodra e Shtufit siç dhe banorët pohojnë jashtë kamerave mbeturinat hidhen vend e pa vend ndërsa koshat e tejmbushur qëndrojnë me ditë, ku qentë endacakë i përhapin në të gjithë lagjen. Tek sa banorët janë taksapagues të rregullt ata kanë një mungesë të theksuar të shërbimeve nga ana e pushtetit vendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here