Shpopullimi/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon vitin kur emigrimi arriti kulmin, Gëdeshi: Shqipëria, vendi i parë

0
235

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja bëri një analizë të shpopullimit të vendit, deklaroi se në vitin 2015 ishte kulmi i largimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Nurja tha se Shqipëria ka lënë pas dhe vendet e botës së tretë për kërkesat për azil ekonomik në BE.
Ajo shtoi se lëvizjet e parregullta të shqiptarëve kanë sjellë refuzime të shumta në numë.
“Në 10-vjeçarin e fundit për arsye të ndryshimeve pozitive sociale, pritej një ulje e emigracionit, por realisht ndodhi e kundërta. Nëse do kalojmë në çfarë ka ndodhur, jam bazuar në të dhënat e EUROSTAT që tregon lëvizjen e shqiptarëve drejt vendeve të BE. Këto shifra nuk janë vlerësime, por janë njerëz që kanë lëvizur me pasaportë dhe kanë kërkuar azil ekonomik. Po të shohim shifrat vitet 2010-2011 kanë qenë shifra minimaliste dhe më pas janë rritur shifrat e personave që kërkojnë azil ekonomik.
Nga 2014 kemi një rritje të numrit, sidomos kulmi arriti në 2015. Kemi 65 mijë persona që kanë kërkuar azil ekonomik. Pjesa më e madhe që kërkojnë azil janë 25-vjeç deri në 34 vjeç, mosha më e aftë për punë. Të dhënat e tjera shqetësuese janë se ka dhe persona që kanë hyrë në vendet e BE dhe nuk kanë ikur prej andej dhe punojnë ilegalisht, pasi nuk kërkojnë azil ekonomik. Si pasojë e këtyre lëvizjeve të parregullta, shqiptarët kanë nisur të kenë një refuzim që të hyjnë në vendet e BE, po humbasin mundësinë e lëvizjes së lirë” , tha Nurja.
Një prej pjesëmarrësve, profesor Ilir Gëdeshi evidentoi të dhënat e Bankës Botërore, të cilat tregojnë se Shqipëria është vendi i parë botë për numrin e emigrantëve, nëse e krahason emigrantët me numrin e përgjithshëm të popullësisë.
“Doja të theksoja se niveli i emigrimit në Shqipëri është mjaft i lartë. Sipas Bankës Botërore Shqipëria renditet në vendet e para në botë për emigrim, duke parë numrin e emigrantëve dhe numrin e popullsisë. Numri i emigrantëve është 1.7 milion, kundrejt një popullësie zyrtare prej 2.8 milion. Pra 56% e popullësisë është në emigrim. Kjo e rendit Shqipërinë në vendet e para të botës” , tha profesori.
Gjithashtu, ai tha se sipas studimeve kanë ndryshuar dhe shetet në të cilat emigrojnë shqiptarët. Më të preferuara janë Gjermania dhe SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here