“52 milionë euro për luks qeveritar”, Basha: Rama shpenzon 15 mijë dollarë për 1 orë udhëtim

0
139

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shpërdoron miliona euro për t’i dhënë qeverisë së tij luks.

Në një postim në Twitter, Basha citon se nga 52 milionë euro që i akordohen luksit qeveritar, përfshihen edhe milionat që Rama i shpenzon për fluturimet personale me avionin e tij privat. Kreu i demokratëve nënvizon rëndësinë e vetting-ut të politikanëve, për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave të shqiptarëve.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here