Rama:Në shkurt 40 mijë doza të tjera,mbyllet vaksinimi i bluzave të bardha

0
223

Pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës së Phizer kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.

“Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë që patjetër duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimi ne kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti, mos harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike. Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit”, tha Rama duke shtuar se në shkurt do të vijnë 40 mijë dozat e tjera.

Ndër të tjera Rama konfirmoi se mbrëmë kanë marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30 mijë dozat e tjera.

“Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30 mijë dozat e tjera”, theksoi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here