Basha tregon angazhimin e I të programit: Minimumi 110,000 vende pune

0
225

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur këtë të martë te program i forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shkruan se angazhimi i parë i programit të PD është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës. Sipas tij krijimi i vendeve të reja të punës është jetik për stabilitetin ekonomik të vendit.

“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here