Kishte udhëtuar nga Shqipëria, 22 vjeçarja me variantin e ri britanik të Covid 19

Mutacioni britanik i koronavirusit është identifikuar për herë të parë tek një paciente 22-vjeçare në rrethin e Hochtaunus.

Mediat gjermane bëjnë me dije se një vajzë 22-vjeçare e sapo kthyer nga Shqipëria, kishte shfaqur simptoma të lehta të variantit britanik të virusit dhe është e infektuar me mutacionin B.1.1.7.

Virusi është identifikuar pas kryerjes së ekzaminimeve përkatëse në laborator, transmeton Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, e reja është karantinuar dhe po mbahet nën kontrollin e mjekëve, teksa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë që Instituti i  Shëndetit Publik në Shqipëri ka deklaruar se në vend ende nuk ka asnjë rast si të dyshuar, apo dhe të identifikuar me variantin britanik të COVID-19.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment