“Paraja ndjek pacientin”, Basha zbulon objektivat për shëndetësinë

Gjatë një takimi me mjekë në selinë blu, ku i ka prezantuar me programin në këtë fushë, Basha tha se objektivi i parë për ta është “Paraja ndjek pacientin”.

Sipas Bashës, ky do të jetë hapi i parë në qeverisjen e tyre, duke theksuar se një gjë e tillë do të bëhet përmes kartës së së pacientit. Kryedemokrati shton se për të është e papranueshme që qytetarët të harxhojnë dhe të kenë shëndetësinë më të keqe.

Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Gjithë objektivi ynë është që këta profesorë, ta ndjejnë veten e tyre në një ambient dinjitoz të sigurt dhe të pajisur për ti shërbyer pacientit. E rëndësishme është që paraja të ndjekë pacientin. Për mua është e papranueshme që vendi dhe shoqëria të harxhojë një shumë totale dhe të ketë shëndetësinë më të keqe. Për ata që nuk paguajnë dot do të paguajë shteti”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se “në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, sepse standardi europian është objektivi ynë final, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe së dyti pse jo të jetë një pjesë vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata në shumë vende qё e kanë nisur këtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak të këtyre hapave”. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment