Rama vizitë “blic” në kantierin e spitalit të Fierit: Mashalla, mashalla

0
179

Edi Rama mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një vizitë “blic” në kantierin e spitalit që po ndërtojnë turqit në Fier, të cilin Presidenti Erdogan premtoi se do të jetë gati përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Spitali po merr formë, pasi po vendoset struktura metalike. Inxhinieri e informoi kreun e qeverisë mbi ecurinë e punimeve me tre turne që po zhvillohet në mënyrë që të mbarojë gjithçka në kohën e premtuar. Gjatë inspektimit, Edi Rama ka përshëndetur edhe punëtorët turq, “mashalla, mashalla”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here