Pavërësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim, deputeti Tom Doshi ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka depozituar në KQZ kërkesë për regjistrim në zgjedhje me statusin e kryetarit të PSD-së (Partia Social Demokrate).
Ndërkohë disa ditë më parë kryediplomatja amerikane kujtoi deklaratatën e DASH kur deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ për korrupsion dhe thotë se “Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo”.